Zyrtarët e sigurisë në Jemen thanë se tre zyrtarë të Kombeve të Bashkuara (OKB) janë rrëmbyer në provincën jugore Abyan.

“Persona të armatosur të paidentifikuar mbrëmë rrëmbyen Akem Sofiol, drejtor i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Sigurinë në Aden”, tha për AA Adel al-Awsji, kreu i Administratës së Sigurisë Lauder në provincën Abyan.

Ai tha se bashkërenduesi i zyrës së OKB-së Mohamed al-Maliki dhe koordinatori i sigurisë Mazen Bawazer u rrëmbyen gjithashtu.

Al-Awsji tha se persona të armatosur në zonën e Suwayda ndaluan një makinë me zyrtarët e OKB-së ndërsa po kalonin nëpër Aden për të vlerësuar nevojat e popullatës lokale.

Të rrëmbyerit janë dërguar në drejtim të panjohur, ndërsa kërkimi i tyre po vijon.

Deri më tani, nuk ka pasur komente nga OKB-ja apo autoritetet jemenase mbi rastin dhe asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko