Rusia mund të pushtojë Ukrainën “në çdo moment” dhe qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë.

Pushtim mund të nis me bombardime ajrore që do të vështirësojnë fluturimet e avionëve dhe kjo gjë mund të rrezikojë civilët, shkruhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, faktet tregojnë të kundërtën, pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa ushtarakë pranë kufirit me Ukrainën.

Ndërkohë thirrja e SHBA-së për largimin e amerikanëve nga Ukraina bëri që vendet e tjera në mbarë botën të lëshojnë paralajmërime për shtetasit e tyre në Ukrainë, shkruan Ora News.

Edhe Shqipëria iu bashkua ditën e sotme vendeve që u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Përmes një deklarate për mediat Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit me Rusinë.
Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, i bën thirrje që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose në adresat e emailit: [email protected]; [email protected]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko