Prekë Tonaj është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në qendër të fshatit Grudë e Re në Shkodër, nga persona të maskuar.

Dy persona kanë hyrë në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi. Mësohet se para se ta qëllojnë i kanë thënë edhe emrin e personit për të cilin po e vrasin.

Kush është Prek Tonaj?
Fax News ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin Prek Tonajn, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve, i cili ka lënë pas 4 fëmijë. Prek Tonaj i ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër është person me precendent të mëparshëm penal.

Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia e Shkodrës për tentativë vrasje. Së bashku me dy persona të tjerë ai është ndaluar në atë kohë nga policia pasi do vriste një person. Dyshohet se ai donte të vriste për hakmarrje, pasi më parë i kishin ekzekutuar vëllain e tij në burg.

Ndërkohë Policia konfirmon se mbrëmjen e kësaj të diele Prek Tonaj, është qëlluar me kallashnikov, në ambientet e një lokali, në qendër të fshatit Grudë e re.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko