Skip to content

‘A e di se na ke borxh’, si nisi zinxhiri i hakmarrjeve në Shkodër, Prek Tonaj në konflikt me dy familje, me njërën sherri kishte filluar për votat

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi që ndodhi dje në Shkodër, ku u vra me breshëri kallashnikovi shtetasi Prek Tonaj. Mësohet se autori përpara se ta qëllonte i ka folur shkurt Tonajt duke i thënë: A e di se na ke borxh?

Por si ka nisur kalvari i hakmarrjes për familjen Tonaj, ku Prekës i janë vrarë më herët dhe dy vëllezër të tjerë, ndërkohë që ka qenë në gjak me dy familje, Ksolla dhe Hasanaj.

Zanafilla e konfliktit me familjen Ksolla ka nisur në kohën e komunizmit, kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau shtetasin Nikoll Tonaj, vëllain e Prekës. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë shtetasin Pal Ksolla. 10 vite më parë familja Tonaj u përfshi edhe në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj që zanafillën e ka për çështje votash në zgjedhjet e asaj kohe.

Pak kohë më pas në një urë në Dukagjin pas një debati verbal familja Hasanaj vret shtetasin Zek Tonaj duke bërë që të jenë dy të vrarë në dy konflikte të ndryshme.

Për të ardhur tek mbrëmja e djeshme ku mbeti i vrarë vëllai i tretë Prek Tonaj. Nga policia dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë vrare nga djemtë e Pal Ksollës por deri me tani efektivët nuk kanë arritur që të mbledhin prova të mjaftueshme për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar atë.

Policia ka bërë kontrolle të shumta por nuk ka arritur të gjejë autorët. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Në total në këto konflikte janë 5 të vrarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb