Skip to content

E “tradhtoi” qëndrimi/ Shqiptari kapet me 16 kg kokainë në Itali, e kishte fshehur…

16 kilogramë kokainë e pastër është sekuestruar nga karabinierët në Francavilla al Mare pasditen e së shtunës. Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane.

Sipas medias Chietitoday.it, droga, e ndarë në 15 pako, transportohej me një makinë BMW nga një 39-vjeçar me banim në provincën e Milanos, por me origjinë nga Shqipëria.

Makina ku gjendej lënda narkotike u ndalua gjatë një postblloku në rrethin Cerreto, që ndodhet pranë daljes së autostradës Francavilla al Mare.

Karabinierët gjatë këqyrjes së tyre dyshuan për qëndrimin e shoferit, i cili shfaqi nervozizëm dhe padurim.

Për këtë, mjeti i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga efektivët të cilët kanë konstatuar praninë e një ndarje të fshehtë të ndërtuar posaçërisht nën sediljet e pasme brenda kabinës.

Kështu, karabinierët gjetën, të paketuara mirë dhe të fshehura në zgavër, 15 pako me lëndë të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë, e mbështjellë me celofan dhe të paketuara.

39-vjeçari u arrestua për posedim dhe trafik droge dhe u vendos në dispozicion të organit gjyqësor të Theatinës, ndërsa u sekuestrua sasia e madhe e drogës dhe automjeti. Droga e sekuestruar, me siguri e destinuar për të furnizuar sheshet kryesore të Abruzzo-s, do të kishte sjellë disa milionë euro në treg.

 

/faxweb