Skip to content

Shtëpia e barit në Ndroq/ Gjykata nxjerr nga burgu 2 nga të arrestuarit, flasin banorët: Në oborr ka pasur dy gra dhe fëmijë

Në gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca për masën e sigurisë ndaj tre të arrestuarve, të cilët dyshohet se kishin kultivuar bimë kanabisi në ambiente të mbyllura, në Ndroq.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eribian Eriban Dajën, ndërsa arrest shtëpie u caktua për Qemal Hasa (elektriçisti),  dhe Erion Mema (faturist),

Referuar hetimeve rezulton se banesa i është marrë me qira një shtetasi që jeton në Austri nëpërmjet një agjecie imobilare.

Përpara grupit hetimor punonjësi i agjecisë imobilare është shprehur se banesa është marrë nga shtetësja Rudina Xhambasi, e cila sipas policisë dyshohet se është edhe organizatorja, dhe është shpallur në kërkim.

Pas zbulimit të shtëpisë së barit autoritetet kanë marrë në pyetje edhe një banor të zonës. Përpara grupit hetimor ai ka deklaruar se në oborrin e banesës ka parë dy fëmijë dhe dy gra.

Në pranga kanë rënë edhe 2 punonjës të OSSHE-së, si dhe është vënë nën hetim punonjësi i policisë së zonës.

Qemal Hasa me detyrë, elektricist dhe Erion Mema farurisit janë arrestuar pasi, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim. Ndërsa polici është vënë nën hetim pasi ai nuk ka raportuar rastin e kultivimit të kanabisit.

Përballë kolegëve të tij efektivi ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për rastin. Atij i është sekuestruar edhe aparati celuar për të kqyrur nëse ka pasur dijeni dhe komunikime me te arrestuarit apo jo.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare. Ndërkohë në gkykat vijon seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

‘Shtëpi bari’ në Ndroq, 3 në pranga, shpallet në kërkim një grua që organizonte punët. Mes të proceduarve kryeplaku dhe një polic

/faxweb