Ka nisur mbledhja në komisionin hetimor parlamentar për trajtimin e mbetjeve. E para që ka dëshmuar sot është Arjola Kodra, administratorja e Integrated Energy, e cila tha se ishte në këtë detyrë që prej Marsit të vitit 2019.
Ajo nuk ka pranuar që të deklarojë emrat e pronarëve të kompanisë, pasi sipas tij këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kodra e pyetur nga deputetja Jorida Tabaku, tha se nuk e mbante mend takimin e fundit të saj me Klodian Zoton dhe Stela Gugallin.
Ndërkohë që deputetët e PS-së kërkuan që gjuha e përdorur nga Tabaku të ishte më e butë, dhe të mos i hakërrehej Kodrës. Ishte Eduard Shalsi ai që i kërkoi Tabakut të ishte më e qetë në drejtimin e pyetjeve.
Shalsi: Hera herës mu krijua përshtypja sikur ju hakërruat, pra mënyra e drejtimit që ju keni… ju vë në dukje ndaj të gjithë anëtarëve, është shumë e rëndësishme edhe si pyesim. Këtë doja të sillja në vëmendjen tuaj.
Kodra deklaroi se të gjitha përgjigjet e kërkuara nga Komisoni Hetimor do të jepeshin me shkrim, pasi nuk mund ti memorizonte të gjitha. Administratorja e kompanisë pranoi se për të kryer investimin do të duhej që të merrnin kredi, ndërkohë që Tabaku pyeti se cili ishte kolaterali që kompania kishte lënë.
Administratorja pranoi se ajo ka formim juridik, dhe nuk ka pasur eksperienca të mëparshme në fushën e përpunimit të mbetjeve.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
