Skip to content

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ A keni marrë pagesën e plotë 29 euro/ton mbetje? Ja si përgjigjet administratorja Kodra…

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka nisur sot marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Të parët që janë thirrur janë tre administratorët e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Administratorja e inceratorit të Tiranës, Arjola Kodra është pyetur në lidhje me pagesën e plotë që merr kompania për djegien e mbetjeve.

Pyetje: Nga viti 2017 – 2020 , shoqëria juaj a ka marrë pagesën e plotë 29 euro/ton për mbetje për gjithë shërbimin

Përgjigjet Arjola Kodra: Shoqëria merr tarifën sic është e shkruar në kontratë

Pyetje: Pra ju po thoni që kompania merr 29 euro/ton mbetje pa bërë incenerim e mbetjeve

Kodra: Ofrohet shërbimi i caktuar sipas kontratës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb