Skip to content

Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë kthehet në aksionin e tij në lagjen Sheikh Jarrah

Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir u kthye në çadrën që kishte ngritur para shtëpisë së familjes palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor të pushtuar.

Ben-Gvir vazhdon aksionin e tij që përshkallëzon tensionet në lagjen Sheikh Jerrah. Ben-Gvir, të cilin policia izraelite e largoi natën nga çadra para shtëpisë së familjes Salim, mbërriti në të njëjtin vend mëngjesin e sotëm.

Deputeti i partisë Likud dhe ish-ministri i Drejtësisë, Amir Ohana gjithashtu erdhën në mëngjes për t’u bashkuar me Ben-Gvir.

Në një deklaratë për media, Ohana tha se ai ndërmori masa pasi ministri i Sigurisë Publike, Omar Barlev dëgjoi në radio deklaratën se “një deputet izraelit po bënte shfaqje” dhe tha: “Nëse dëshiron të qëndrojë i qetë, le të shkojë në Tel Aviv. Nëse do të kishim ndërmarrë veprime të tilla të qeta, nuk do të kishim mundur ta krijojmë Izraelin”.

Ohana, i cili argumentoi se “hebrenjtë në tokën e tyre do të kenë të drejtën e sovranitetit” në Izrael, u shpreh se ai e gjeti të drejtë veprimin e Ben-Gvir dhe erdhi për mbështetje.

Ai i përshkroi demonstratat palestineze si “provokuese” dhe jo veprimin e Ben-Gvir.

Kur gazetari i AA-së kujtoi se Kudsi Lindor konsiderohet të jetë nën pushtim sipas ligjit ndërkombëtar, Ohana pohoi se “Kudsi, i cili është konsideruar i shenjtë nga hebrenjtë për mijëra vjet, nuk mund të konsiderohet i pushtuar”.

Duke folur për situatën e familjes palestineze, e cila rrezikohet të dëbohet nga shtëpia ku ata kanë jetuar për tre breza në lagjen Sheikh Jarrah, Ohana argumentoi se “vendimi i gjykatës duhet respektuar”.

Ben-Gvir akuzoi policinë

Deputeti i Partisë, Otzma Yehudit, Ben-Gvir njoftoi se do të vazhdojë aksionin e tij që përshkallëzon tensionet në Sheikh Jarrah.

Ben-Gvir tha se gjatë natës policia erdhi në këtë vend dhe hoqi tavolinat e tyre, rrahu asistentin e tij dhe e shtyu edhe atë.

Duke njoftuar se ai vendosi të kthehej në këtë pikë pasi u trajtua në spital për dy orë, Ben-Gvir argumentoi se qeveria e mëparshme e partisë Likud në Izrael “i la të vetëm” kolonët hebrenj atje.

Ben-Gvir pretendon se familja Salim “kishte fituar në mënyrë të paligjshme shtëpinë e tyre për tre breza dhe duhej të dilte jashtë”.

“Imuniteti është i shenjtë, por dhuna është e tepërt”

Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Barlev në një deklaratë në rrjetet sociale tha: “Deri më tani asnjë ligjvënës nuk ka ngritur dorën kundër një polici. Imuniteti është i shenjtë, por dhuna është e tepërt”.

Masat e forta të sigurisë të policisë izraelite tërheqin vëmendjen në rajonin ku tensionet janë të larta. Raportohet se policia u përpoq të largonte grupet palestineze që përpiqeshin të arrinin në këtë pikë duke përdorur bomba me zë.

Veprimi i deputetit të ekstremit të djathtë në Sheikh Jarrah përshkallëzoi tensionet

Deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir erdhi në lagjen Sheikh Jarrah dje në mëngjes dhe ngriti një tendë përpara shtëpisë së familjes palestineze Salim, e cila rrezikohej të dëbohej nga shtëpia e tyre.

Kolonët fanatikë izraelitë iu bashkuan Ben-Gvirit dhe pati një përplasje me palestinezët në rajon që donin të protestonin kundër këtij veprimi.

Policia izraelite ndërhyri me bomba të zëshme, TOMA, me policë dhe plumba gome ndaj palestinezëve që u përpoqën të protestonin kundër incidentit.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se të paktën 31 persona u plagosën nga bombat zanore, rrahjet dhe plumbat e gomës, përfshirë ata të prekur nga gazi. Gjithashtu thuhet se 6 nga të plagosurit trajtohen në spital.

Në ngjarjet e djeshme policia izraelite arrestoi 12 palestinezë.