Skip to content

Shtëpia u përfshi nga flakët, brenda ndodheshin 4 pjestarë të familjes, kryefamiljari: Bashkia të na ndihmojë, nuk banojmë dot këtu

Shtëpia e familjes Dema në fshatin Bleran të Bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga zjarri një ditë më parë. Në momentin kur flakët kanë përfshirë banesën në të ndodheshin 4 pjesëtarë të familjes, të cilët ishin në gjumë.

Fqinjët, sapo kanë parë tymin dhe flakët, kanë mbërritur menjëherë duke ndihmuar në shpëtimin e familjarëve për të dalë nga banesa pa lëndime.

Kryefamiljari Sokol Dema thotë se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjeti elektrik, ndërsa i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i ndihmojnë…

“Këtu madje është si një zonë paradhome, të vijë ndonjë mik të pijë kafe dhe kaq. Nuk ka qenë ndonjë zonë me ngarkim elektrik. Vetëm divana dhe një televizor aty. Dyshoj se zjarri mund të ketë filluar nga kjo priza këtu.

Unë gazin e mbaj jashtë kështu që nuk ka lidhje me atë. Mendoj se është problemi tek rrjeti elektrik, ka rënë një shkëndijë në divan dhe prej aty është përhapur flaka. Unë kam rreth 30 vite këtu dhe kërkoj me këtë rast që bashkia të bëjë ndonjë ndërhyrje për rehabilitimin e shtëpisë të suvatohen muret dhe të rregullohet rrjeti elektrik sepse unë aktualisht nuk mund të banoj në atë shtëpi”– u shpreh i zoti i shtëpisë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që dy shtëpi në Bashkinë Shkodër përfshihen nga flakët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb