Skip to content

“Unë s’jam barbon, s’dua banesë sociale”, banorët e 4 zonave në Tiranë sërish protestë: Burra zjarr, se këtu nuk ka ndryshe!

Banorët e lagjes “5 maji”, të Laprakës, njësisë nr.8 dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë sot kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia.

Ata shprehen të revoltuar me heshtjen e bashkisë dhe të bindur që nuk do bien dakort me shembjen e shtëpive për të marrë banesa sociale.

Edhe pse protestuan para parlamentit dhe u takuan me kryeministrin Rama për të marrë atë që u takon me ligj, pronën e tyre ku jetonin prej më shumë se 20 vitesh, ende Bashkia e Tiranës ende nuk ka marrë ndonjë veprim për të arritur marrëveshjen siç e kërkojnë banorët.

“Shtëpia jeme nuk është prish, nuk i ka dalë emri akoma. Me 22 janë 12 familje që janë planifikuar tu prishen shtëpitë, shqiptarët pa dallim duhet ti mbrojnë.

Gëzuar shën valentinin, cdo e keqe e ka një të mirë. Burra zjarr, se këtu nuk ka ndryshe. E kanë planin, plumbin me plumb, lufta vazhdon. Unë pas fëmijëve kam shtëpinë time, bëj namin”-tha një prej banorëve.

“Unë s’jam barbon, unë nuk dua ndërtesa sociale. Të vijë e të bëjë muhabet me ne.

-Bëji legalizimet! Komshitë e mi, kush ka janë socialista i kanë kryer.

Unë nuk jam social orti, në shtëpinë time. Me 18 mijë lekë hajde mbaje shtëpinë time, përkrahje qesharake”-përfundoi një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb