Skip to content

Ekzekutimi i Prek Tonajt në Shkodër, Eduart Ksolla nuk ka pranuar krimin: S’kam qenë në vendin ku ndodhi ngjarja (Ja çfarë zbulon policia)

Eduart Ksolla është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se është autori i vrasjes së 47-vjeçarit Prek Tonaj.

Ksolla ka mohuar krimin para oficerëve të grupit hetimorë të bluve të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 30-vjeçari ka deklaruar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e Re.

Hetuesit kanë prova të forta që vërtetojnë se Eduart Ksolla është autori i krimit pasi këtij shtetasi i janë gjetur gjyrmë baroti në dorë. Policia e Shkodrës i ka shkuar në banesë 30 vjeçarit Ksolla menjëherë pas vrasjes, pasi dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve. Ai është marrë nga banesa e tij dhe është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Sipas hetimeve vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje pasi Pal Kësolla (babai i Eduart Kësollas), ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Kësolla u vra më pas nga fisi Tonaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb