Skip to content

Presidenti Erdoğan viziton Dubain

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij të dy-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), pas kontakteve në Abu Dhabi vizitoi Dubain.

Erdoğan në Panairin “Dubai Expo 2020” u takua me zv/presidentin dhe kryeministrin e EBA-së, njëherësh Emiri i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Erdoğan dhe Al Maktoum kryesuan takimin midis delegacioneve.

“Uroj Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të suksesit të tyre në EXPO 2020 i organizuar me temën ‘Bashkimi i mendjeve dhe krijimi i së ardhmes’”, shkroi presidenti turk në librin e nderit.