Skip to content

Tentuan të kalonin kufirin me testin e PCR-së të falsifikuar/ 15 shqiptarët dalin pozitiv me Covid, autoritetet e Kakavijës i kthejnë pas

15 shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin drejt Greqisë me testin e PCR-së së falsifikuar janë kthyer pas nga autoritetet në Kakavijë.

Mësohet se 15 shqiptarët kanë paraqitur testin e PCR-së negativ por pasi iu nënshtruan një testi nga autoritetet greke ata dolën pozitiv me Covid-19.

Pas kësaj ata janë kthyer sërish duke ndërprerë përgjysëm udhëtimin e tyre..

Nuk dihet se si ata kanë arritur të falsifikonin testin e PCR-së. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb