Skip to content

 “Situata është gati si luftë” Pamje dramatike të përmbytjeve masive, mbi 100 persona të vdekur

Të paktën 100 persona të vdekur, ndërsa frika për më shumë viktima rritet minutë pas minuta. Dhjetëra ekipe shpëtimi duke kërkuar në mes të baltës e ujit për të gjetur të tjerë të pajetë apo njerëz që i kanë shpëtuar tragjedisë.

Kjo është pamja që gjen në një qytet të vogël afër maleve të Rio de Zhaneiros në Brazil. Petropolis u godit nga një rrëshqitje masive dheu, ardhur si pasojë e reshjeve që me vete sollën përmbytje të mëdha.

“Situata është gati si luftë. Makina të varura, makina të përmbysura, shumë baltë dhe ujë”, ka thënë guvernatori i Rio de Zhaneiros, Claudio Castro para gazetarëve.

Ekipet e shpëtimit e vetë njerëzit janë bërë bashkë duke gërmuar baltën me shpresën se do të gjejnë njerëz që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie që ka kapluar vendin atje.

Shumë foto e video të postuara në rrjetet sociale, tregonin sesi vërshimet e ujit morën përpara shtëpi, rrugë e makina.

“Mund të dëgjoja tim vëlla teksa bërtiste “Ndihmë! Ndihmë, o Zot!”-tregoi mes lotëve për AP një prej banoreve që përjetoi tmerrin.

Më poshtë disa prej videove të publikuara në rrjet dhe fotot e shkrepura nga reporterët e Associated Press.