Skip to content

Punonjësit protestë për pagat, përgjegjësi i inceneratorit Elbasan ”kërcënon” mediat: Nuk ka për të folur asnjë, e vendos…(VIDEO)

Më shumë se 30 punonjës të inceneratorit të Elbasanit u ngritën sot në protestë me pretendimin se prej dy muajsh nuk marrin pagat.

Punonjësit e sektorit të riciklimit pohuan se mos marrja e rrogave në kohë i dëmton pasi vijnë nga familje me probleme të shumta sociale e ekonomike.

Sipas tyre në një kohë kur po diskutohet për aferra korruptive në ndertimin e inceneratoreve nuk ështe e drejtë që ata nuk paguhen për minimumin jetik.

“Kemi 2 muaj punojmë natë e ditë e zihemi për bidonat. Për ne spaska lekë. Jam pa bukë sot. Tjetri do lëket e qirave. Na bëjnë edhe presion. Nëse dilni në media do iu heqim nga puna. Ca pune iu prishim ne atyre. Iu bëjmë thirrje gazetarëve të marrin masa. Të gjithë punëtorët s’kemi marrë lekë”– tha njeri prej tyre.

“Jam vetë i 8-të në shtëpi. Këta thonë në këtë datë sot e nesër. Kemi dal se kemi dy muaj pa marrë rrogat”. Na kanë thënë që do i marrim. Ne rrimë me shpresa. Do vijmë prapë këtu.– tha një tjetër.
Ndërsa një prej përfaqësuesve të landfillit i kërcënon se nuk ka për të folur asnjë”.

“Nuk ka për të folur asnjë. E vendos kush e vendos” tha një ndër përfaqësuesit e landfillit, që i merr brenda punëtorët që po protestonin.

I kontaktuar nga Fax News përgjegjësi i inceneratorit Enea Murataj pohoi se punonjësit nuk janë shlyer vetëm për rrogën e muajit janar, por që sipas tij kjo procedurë mbyllet brenda datës 20 të këtij muaji.

Murataj pretendon se protesta e sotme është e shtyrë politikisht.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm javën e shkuar komisioni hetimor zbarkoi në inceneratorin e Elbasanit ku nuk munguan as përplasjet mes përfaqësuesve ta mazhorancës dhe opozitës pasi këta të fundit e konsiderun një shfaqe teatrale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb