Izraeli të mërkurën vonë hodhi disa raketa ‘tokë-tokë’ që synonin pozita në jug të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.
Raketat e hedhura nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli goditën pika afër qytetit Zakia, duke shkaktuar disa dëme materiale.
Izraeli ka kryer vazhdimisht sulme në Siri ku si shënjestër ka pasur forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupet terroriste të lidhura me Iranin.
