Skip to content

Zjarri në fabrikë/ Bllokohet aksi rrugor Lezhë-Tiranë, ja nga do të kalojnë shoferët

Zjarri që përfshiu sot fabrikën e përpunimit të peshkut në hyrje të qytetit të Lezhës shkaktoi probleme dhe në qarkullimin e automjeteve.

Burime bëjnë me dije se nga frika e përhapjes së flakëve është bllokuar rruga Lezhë-Tiranë duke u devijuar nga aksi i vjetër.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe mësohet se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në fabrikë punonin 200 punonjës, një pjesë e tyre sa kishin hyrë brenda për të punuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.


Njoftimi i Policisë
:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb