Skip to content

Punëtorët sa kishin hyrë brenda, fabrika në Lezhë mbulohet nga flakët! Tymi ‘pushton’ zonën (Foto nga vendngjarja)

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm fabrikën e përpunimit të peshkut në hyrje të qytetit të Lezhës.

Burime bëjnë me dije ser flakët kanë rënë rreth orës 6 të mëngjesit dhe policia bashkë me zjarrfikësen ndodhen në vendngjarje.

Mësohet se është bllokuar lëvizja përgjatë superstradës Lezhë-Laç. Disa prej punëtorëve sapo kishin hyrë brenda për të nisur punën, të cilët kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb