Skip to content

Zbardhet vendimi i gjykatës për pezullimin e zgjedhjeve në FSHF: S’ka zgjedhje në 2 mars

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që ka pezulluar zgjedhjet për Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.

Në vendim thuhet se Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, deri sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkeljet.

 

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:Vendosi:Pranimin e kërkesës së palës kërkueseMarrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022Gjyqtar Fida Osmani