Skip to content

“Kalojnë fuoristrada si në Nju Jork”, kryebashkiaku i Pukës e di intenerarin e kanabisit: Ja në cilin qytet dërgohet, administrata e lidhur me trafikun

Kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e fshatrave dhe Policinë e Shtetit në kuadër të ndergjegjësimit kundër kultivimit të bimve narkotike.

Ai gjatë këtij takimi ka thënë se hashashi që prodhohet në Pukë dhe rrethinat e saj çohet drejt Vlorës.

Ai bëri edhe një akuzë të fortë kur tha se punonjesit e administratës janë të lidhur me trafikantët.

Gjonaj kishte edhe nje thirrje për të dalë nga harta e vendeve ku prodhohet kanabis.

“Jemi të gjithë së bashku për një qëllim. Të dalim nga harta e zezë për kultivimin e kanabisit. Janë marrë masa të ndryshme kur është abuzuar. Fati ynë i mirë është që shefi i policisë ka ardhur këtu me në për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues te ne. Njerëzit tanë po helmojnë veten. Sot e dinë se ca bëhët në zonat respektove. 

Do përpiqem për të realizuar këtë objektiv madhor. Hashashi që prodhohet këtu cohet në Vlorë. Në Pukë kalojnë fuoristrada si në New York.Punonjësit e administratës të lidhur me trafikantët. Të dalim nga harta e vendeve ku kultivohet kanabis. Trafikantët me makina luksoze s’na poshtërojnë dot.Trafiksantët përdorin metoda të sofistikuara”- tha ai ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb