Fermerët e Kasharit janë shprehur të zhgënjyer nga qeveria pasi prej vitesh nuk i ka ndihmuar në aktivitetin e tyre.
Faxnews ka qenë sot tek fermerër në Kashar, të cilët edhe pse punojnë prej vitesh, nuk ndihmohen fare nga shteti. Ata janë shprehur se merren me bujqësi për 30 vite por nuk kanë marrë subvencionime fare.
Ata të zhgënjyer shprehen se po dalin me humbje.
Më tej ata shprehen se rritja e çmimit te produkteve per kultivimin e te mbjellave te tyre po I con drejt falimentit
Pyetje: Kërkesa juaj?
Fermerja: Të ulet nitrati, jo në stratosferë. Të vijnë të na ndihmojnë. Të ulen çmimet. Ne e shesim domaten 200 lekë. Atje shitet 1500 lekë. Kemi marrë kredi për këtë. Ku të gjejmë lekët. Ata na sjellin letra
Pyetje: Ti me bashkëshortin prej 30 vitesh jeni investitorë, jeni të zhgënjyer?
Fermerja: Jemi shumë të zhgënjyer.
Fermeri: Bujqësia ka sakrifica, kudo jo vetëm unë. Te kjo serë ka 15 vjet që është bërë. Me kredi është bërë kjo. Dy herë e ka mbytur uji. Ndihmë nuk ka fare. Se ka Kashar apo jo.
Ne s’na ka parë kush. Na i ka prish era, kanë bërë foto që ka dalë uji. Kemi sakrifikuar. Jemi 4 veta që punojmë këtu. Ne me këtë mbahemi. Kontribute nuk kemi paguar 30 vite. Me të ra një sëmundje , ne smarrim asgjë. Ankohesh por nuk ka kontribute.
Pyetje: Cfarë keni mbjellë te sersat?
Të gjitha perimet, domatet, është perimja bazë. Kemi fidanet me porosi.
Pyetje: A ka treg për ti shitur?
Fermeri: Kemi vështirësi. Më ke prekur në plag. Ka treg se e kemi afër por ka taksa të shtrenjta. Shitje s’ka. Por mire kemi ngrënë një copë bukë.
Subvencionim nuk e di ca është, sepse subvencionimi është zero. Dmth unë e dip or se njohim. Na bëjnë foto por kot. Nuk përfitojmë sepse ashtu e dinë. Asnje shpërbilm në 30 vite. Zero.
…
/faxweb
