Skip to content

Plagosen dhjetëra persona në protestat në Sudan

Të paktën 28 protestues u plagosën në protestat në të cilat kërkonin sundim të plotë civil në kryeqytetin sudanez.

Sipas mjekëve lokalë, dy protestues u plagosën nga plumbat e vërtetë, ndërsa gjashtë të tjerë u goditën me gaz lotsjellës, theksohet në një deklaratë Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë.

Gjatë demonstratave të së enjtes, protestuesit kërkuan që përgjegjësit për vdekjen e protestuesve të vihen para përgjegjësisë dhe të lirohen të burgosurit politikë.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet sudaneze mbi raportin.

Që nga 25 tetori i kaluar, Sudani ka qenë dëshmitar i protestave si përgjigje e masave të jashtëzakonshme të marra nga shefi i ushtrisë, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, veçanërisht vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shpërbërja e qeverisë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok, një veprim i dënuar nga forcat politike si një “grusht shteti ushtarak”.