Vazhdojnë edhet sot kërkimet në anijen “Euroferry Olympia”, e cila u përfshi nga zjarri në orët e para të së premtes së datës 18 shkurt teksa po lundronte nga Igumenica për në Brindizi të Italisë.
Flakët u shfaqën në kuvertën e tretë, ndërsa vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive në traget, për shkak të qindra makinave që ndodheshin në pjesën e poshtme të mjetit lundrues.
Me zbardhjen e dritës ekipet e kërkim-shpëtimit u hodhën sërish në betejë, për të lokalizuar sa më parë 12 pasagjerët e zhdukur.
Mes të zhdukurve janë edhe tre grekë, nga Athina dhe Kreta, por është ende herët për të folur mbi identitetet e tyre.
Fillimisht, informacioni ishte për 11 persona të zhdukur, por më vonë u shtua një tjetër, pasi në orët e vona të natës u konstatua se një nga të shpëtuarit nga garazhi i anijes nuk ishte përfshirë në listën e pasagjerëve.
Informacionet për numrin e saktë të personave të zhdukur kanë mbetur të paqarta deri në orët e vona të natës, pasi vlerësohet se mes pasagjerëve ka pasur edhe ilegalë. Deri më tani janë gjetur dhe shpëtuar dy.
Në bordin e tragetit kanë qenë dhe 3 shqiptarë, të cilët u evakuuan në portin e Korfuzit.
Përpjekjet për shuarjen e tragetit të djegur vazhduan gjatë gjithë natës nga tre rimorkiatorë dhe zjarrfikëse në një traget pasagjerësh.
Pritej gjithashtu një mjet zjarrfikës lundrues, si dhe një tërheqje me kapacitet të shtuar zjarri.
Dy ekipet e shpëtimit ajror dhe katër zjarrfikësit e tjerë që kishin arritur të hipnin në anije, të premten vonë pasdite, u larguan, pasi sipas burimeve nga Roja Bregdetare, ngarkesat termike në anije janë të ngritura – duke arritur në 600 gradë – dhe errësira së bashku me tymin e dendur, ua vështirësuan edhe më shumë detyrën.
Deri më tani janë shpëtuar 278 persona.
Shërbimi i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Detare greke ndodhet në vendngjarje, për të nisur procedurat për zbardhjen e aksidentit.
…
/faxweb
