Skip to content

Kapet mariuanë në Shëngjin, shikoni se ku e kishin fshehur/VIDEO

Policia e Lezhës pas një muaji pune finalizoi me sukses operacionin e koduar ” High speed”, ku u arrestuan dy shtetasit Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës dhe  Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë).

 

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur ” Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike “Mariuanë”, të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.