Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Skraparit ditën e sotme.
Banesa ka qënë në katin e dytë të një pallati dhe në momentin e rënies së zjarrit në banesë jetonin dy bashkëshortët Sulejmani dhe fëmija i tyre.
Mësohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombulës së gazit dhe pas përhapjes së flakëve familjarët kanë njoftuar Repartin e Shpëtimit nga Zjarri.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në kohë dhe kanë nxjerrë nga banesa pa lëndime 3 familjarët si dhe kanë mundur të lokalizojnë flakët në një kohë të shkurtër, duke kryer edhe shuarjen e tyre.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri në banesën e Asqeri Sulejmanit llogariten të mëdha, pasi gjysma e banesës është shkrumbuar totalisht.
Fatmirësisht zjarri ka shënuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
