Skip to content

“E lashë regjinë në TV”, Suela Bako na tregon ndryshimin në jetën profesionale: I jam përkushtuar filmit dhe teatrit!

Aktorja dhe regjisorja Suela Bako e ftuar në emisionin “Fol me mua” që modelohet nga Rovena Dilo ka folur për ndryshimin në jetën e saj profesionale.

Suela ka hequr dorë nga regjia në televizion dhe së fundmi i është përkushtuar regjisë së teatrit dhe të filmit me të cilën thotë se e ka gjetur “çelësin” e lumturisë. Bashkëshorjta e aktorit të njohur, Romir Zallës na ka treguar peripecitë gjatë karrierës së gjatë në TV.

“Jam futur në master për regji filmi që më ndryshoi jetën njësoj si martesa sepse lind fëmijët. Ndryshova gjithçka edhe3 njerëzit që frekuentoja duke u rikthyer me njerëzit të teatrit. Duke bërë atë master unë kuptova lidhjen time me regjinë e filmit që më tërheq më shumë sesa regjia e TV. Është konsum i jashtëzakonshëm i diçkaje mekanike. Kur konsumohesh nuk je kreativ sa duhesh për të plotësuar gjithçka , atë që ta jep teatri dhe filmi nuk ta jep dot televizioni.

Nuk ishte spunto momenti kur kërkova të bëhesha aktore. Konkurrova për juridik dhe zgjodha teatrin aktrimin. Kur ka lindur që në fëmijë angazhova dhe u frekuentoja me kurse jashtë shkollore me aktrimin. Në gjimnaz sërish me aktivitete artistike dhe më pas përfundova për aktrim. Im atë u emocionua shumë kur unë fitova konkursin sepse nuk kisha asnjë “miqësi” apo “zarfa” që qarkullonin. Fitova plotësisht me forcat e mia.

Jam një brez fatkeq pasi kaluam një krizë të madhe të tranzicionit si në teatëtr dhe kinema. Teatrat u shkatërruar komplet nëpër rrethe, dikur nuk ishte e lehtë, ishin legjendat gjallë në Teatrin Kombëtar. Kemi hyrë në një botë konsumi dhe tashmë është publiku që kërkon të shohë dicka jo shumë të thellë por që është e bukur. Ndërkjohë në teatër e bukura e teatrit nuk të ngop, marketingu kërkon gjëra të tilla.

Në teatër publiku nuk gënjehet kollaj. Në sallë ashtu sic ju jeni kërgëtare e merr impaktin e publikut aty live. Nëse publiku kollitet është dicka që nuk shkon mirë, ta jep shenjën kur publiku kollitet. Jashtë publiku mund të ngrejë apo të ulë dikë por në sallën e teatrit është shumë i vertetë publiku.
Mbase rikthem në TV me ndonjë projekt të ri. Kur kam filluar punë2 në TV kam nisur tek TVSH, kam bërë asistenten e romirit për disa programet e tij dhe më pas nisa të dal vetëm për të punuar. Unë e kisha bindje që do të bëhem, në vizion plus fillova karrierën time në Vizion Plus, Turian Hyska, Oriela Nebiaj, Julka etj. Këta i kanë rezistuar tregut dhe mbase janë në majat e karrierës. Po të punosh me të rinj të japin një energji të jashtëzakonshme duke me frymëzuar shumë. Të gjithë kanë qenë me sharm dhe inteligjent. Më pas kur u bëra me dy fëmijë pata trauma profesionale që i përjetojnë cdokush, unë u ngopa profesionalisht. Në vitet 2006 kriza ekonomike solli ftohje mes interesave të mia dhe interesave të TV. Në përpjekje për tu rriturt shkova në Top Channel dhe dy herë kam dështuar në Big Brother., Dicka nuk shkonte mënyra si shkonte puna, ndershmëria ime e tepërt nuk p[ërkonte me atë të konjekturave të atëhershme. Për pak vite jam angazhuar edhe në teatër dhe për fëmijët më ka ndihmuar edhe shumë Romiri.

Jam shumë e lumtur që zbulova filmin dhe nuk e di sa do të zgjasë karriera ime në film. Kam organizuar 7 filma nuk është pak në 7 vite. Kam disa arritje që jam krenare dhe më hapin oreksin, filmat kanë marrë disa cmime në arenën ndërkombëtare. Aktualisht jam përpara të një filmi me skenar të gjatë, po përfundon skenari dhe aplikimi është për të patur mbështetjen financiare për tu realizuar. Filmi ka vështirësi sepse është shumë i kushtueshëm, mundësitë janë shumë të vogla”, tha Suela.

/faxweb