Skip to content

Ortek i madh dëbore në Bogë-Theth, bllokohet qarkullimi

Një ortek  dëbore ka rënë në aksin rrugor Bogë-Theth.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikon pamjet e ortekut i cili ka bllokuar qarkullimin. Ndërkohë  po punohet për hapjen e rrugës.

 

“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin 🦺Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks 🚜Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem”, njofton ARRSH.