Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.
Në fjalën e tij ai ka thënë se 20 shkurti është dita që ka ngelur në memorien e të gjithëve për shkak të rrëzimit të diktatorit dhe bustit të tij Enver Hoxha.
“Sot po kujtojme nje ngjarje qe ka ndodhur 31 vite me pare, ku asnje prej jush ose shume pak prej jush kishin lindur, dhe entuziazmi i cili me pritet po me duket sikur ngjarja ka ndodhur sot. E mbaj mend ekzaktesisht se çfare ka ndodhur ketu ne kete vend 31 vite me pare. Ka qene nje kameraman aty tek akacia qe filmonte, nderkohe qe shtatorja e diktatorit po terhiqej zvarre per tu çuar per tek studentet qe ishin ne proteste, d.m.th rrezimi i simbolit te diktaturës”, ka thënë Basha.
Kryedemokrati kujtoi dhe ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.
“Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha.
