Skip to content

E frikshme në Miami Beach: helikopteri bie te njerëzit në det

Një helikopteri u rrëzua në det në një prej plazheve në Miami Beach, në Florida, disa metra larg pushuesve që po laheshin.

Dy persona që ishin brenda janë transportuar në një spital të dhe thuhet se nuk janë në rrezik për jetën.

Departamenti i Policisë së Miami Beach njoftoi në Twitter se kishte marrë një telefonatë për një incident në zonën pranë South Beach.

Një video e publikuar nga policia tregon një helikopter që zbret mbi dhe përplaset në ujë, ndërsa njerëzit bëjnë banje dielli në plazh dhe të tjerët notojnë, sipas AP.

 

Në deklaratë saktësohet gjithashtu se policia ka mbyllur këtë pjesë të plazhit dhe ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë autoritetet nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA).