Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje SPAK-ut që të mos intimidohet nga presioni, por t’i shkojë deri në fund hetimit për aferën e inceneratorëve.
“Thirrja ime ndaj SPAK është mos u intimido nga presionet e Edi Ramës. Disa nga personat që u përmendën sot duhet ti kishit në qelitë e paraburgimit. Po ta dini që po ju vëzhgon publiku dhe partnered.
Presioni po bëhet, disa burime duhen mbrojtur. Për një gjë të siguroj se po i bëhet presion. Ata janë zyrtarët më të mbrojtur të shtetit, kanë mbrojte të hapur nga SHBA. Po u ja edhe njëherë sot mbështetje nga PD, nga unë personalisht për ti shkuar deri në fund kësaj afere.
Informacionet që ne kemi bëhet fjalë për kërcënime të të gjitha niveleve. Ndaj ashtu siç po e bëjmë ne si opozitës, si PD, ju kërkoj ta bëjë çdo gazetar për aq sa ka mundësi. Jam krejtësisht i pakënaqur me ritmin e procedimit penal”, tha Basha.
