Skip to content

10 vjetori i vdekjes së kapiteni Feti Vogli/ Peci: Ishim të papërgatitur, na qëlluan pas shpine ushtarët e infiltruar nga talebanët

Ish ushtari Aleksandër Peci ka qenë i ftuar në lidhje “skype” për studion e Fax News në kuadër të përkujtimit të 10 vjetorit të vdekjes së kapitenit shqiptar Feti Vogli i cili humbi jetën nga plagët e marra në një sulm në Afganistan.

Gjatë intervistës së dhënë ai tregoi sesi ndodhi ngjarja ku mbeti i vrarë Vogli dhe vetë, Peci i cili ishte i pranishëm në atë aksion, mbeti i plagosur në trup dhe në fytyrë.

Peci: Gjatë rrugës në një nga fshatrat e thellë të Afganistanit, kemi ndaluar në një spital në një qendër shëndetësore dhe po bëhej rihapja e saj pasi ishte bërë restaurimi pasi u rimor nga talebanët.
Më tej kishte tepër probleme, shkretëtire, ngecje makinash, ishte një ditë e zymtë. Pasi arritëm në fshat ne kishim për detyrë si forcë speciale të shoqëronim dhe të ruanim zonjën amerikane që kishte ardhur për të parë restaurimin e një shkolle.

Unë dhe kapiten Feti Vogli ishim jashtë duke bërë perimetrin e sigurisë. Pas nesh ishin policët afgane. Në atë moment morëm plagët e para nga policët pas shpinës tonë. Kapiteni Feti Vogli mori plagën vdekjeprurëse në qafë ndërsa ne morëm plagë në trup. Pas dëshmisë së dhënë nga ai agresor doli që ishte një polic i infiltruar nga talebanët në rradhët e policisë afgane.

Ishim të papërgatitur sepse ishte hera e parë që ndodhte që policia afgane të sulmonte forcat e NATO-s. Unë në atë ngjarje kam marrë 4 plagë në trup dhe 1 në ftyrë. Më është dashur të qëndroja një vit në spital që të rikuperohesha në Gjermani. Pastaj edhe në Shqipëri kam bërë terapi dhe më pas një ndërhyrje në Turqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb