Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 1,610 testime kanë rezultuar 206 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Ndërkohë 7 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki:87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 206Të shëruar në 24 orë 604Të shtruar në spitale 79Humbje jete në 24 orë 7Testime ditore 1,610
Testime totale 1,728,492Raste pozitive 270,370Raste të shëruara 262,402Raste Aktive 4,523Humbje jete 3,445
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,330Fier 756Vlorë 428Elbasan 473Berat 352Lezhë 324Durrës 199Gjirokastër 169Shkodër 158Kukës 163Korçë 150
Dibër 21
