Skip to content

Nga ministrat tek kryebashkiakët, kush pritet të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të zhvillojë ditën e sotme mbledhje e radhës. Mësohet se sot është thirrur për të dëshmuar administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra.

Siç mësohet, Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit dhe ligji parashikon shoqërim me forcë nga policia e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Ndërkohë në orën 13:00 janë thirrur të dëshmojnë zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Belinda Balluku, ish-ministri Shkëlqim Cani, kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i Fierit Armado Subashi.

Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Fierit disa ditë më parë u mor në pyetje nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit.