Skip to content

Zgjedhjet e pjesshme, Luan Hoti: Koha e vendimeve klienteliste merr fund në 6 mars

Kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se Durrësi ka nevojë për një kryetar bashkie që u shërben vetëm durrsakëve dhe jo interesave që nuk kanë lidhje me qytetin.

“Durrësi ka nevojë për një kryetar bashkie që u shërben vetëm durrsakëve dhe jo interesave që nuk kanë lidhje me qytetin tonë.

Koha e vendimeve klienteliste dhe të pakonsultuara me qytetarët dhe grupet e interesit, merr fund në 6 mars.

Unë do të jem në krahun tuaj dhe së bashku do të marrim të gjitha vendimet e rëndësishme për të ardhmen e Durrësit.

Ky do të jetë ndryshim i vërtetë që do t’i kthejë normalitetin dhe krenarinë qytetit tonë.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!”, shkruan Hoti.