Skip to content

Rama takim me mësuesit në Elbasan, opozita e pret me protestë/FOTO

Kryeministri Edi Rama takim me mësuesit në Elbasan, ndërsa dhjetëra qytetarë dhe disa nga deputetët e PD, e kanë pritur me protesta.
 
Në këtë takim kryeministri Rama është duke folur për arsimin si dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçata, por protestuesit theksojnë se ai po mashtron prindërit dhe fëmijët me librat falas si dhe duke shprehur edhe pakënaqësi të tejra.
 
Ndërkohë Elbasani është rrethuar nga një numër shumë i lartë i forcave të policisë, ndërsa duket ka tension nga ana e protestuesve.