Skip to content

Vendi i Bashkimit Europian heq të gjitha kufizimet, shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm drejt…

Nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Sllovenisë, mund ta bëni këtë lehtësisht pa patur nevojë për asnjë masë anti-COVID.

Ministria e Jashtme bën me dije se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit, teksa nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar udhëtarët të tregojnë një test se kanë kaluar sëmundjen, tampon apo vërtetim se janë vaksinuar.

Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit.
Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar).
Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit.
Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb