Presidenti rus, Vladimir Putin, nesër do të takohet me homologun e tij nga Azerbajxhani, njoftoi Kremlini.
Putin dh Aliyev, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Moskë, do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve për Karabakun dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në një njoftim.
Të dy liderët planifikojnë gjithashtu të nënshkruajnë një deklaratë për ndërveprimin aleat, duke i çuar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Azerbajxhanit në nivelin aleati, thuhet më tej.
