Presidenti Putin nënshkroi një dekret për shpalljen e pavarur të territoreve të Dombasit dhe Luganskut, të cilat i përkasin Ukrainës.

Në këto zona, vendimi i Putinit u pasua nga një festë e madhe e popullatës ruse që jeton në to, e shoqëruar me fishekzjarre. Menjëherë pas kësaj, Putin shpjegoi arsyet e tij për këtë veprim.

“Korrupsioni në Ukrainë ka shkatërruar shtetësinë ukrainase, e cila u përdor nga nacionalistët në vitin 2014 me ndihmën e mbështetjes perëndimore”, tha Putin në fjalimin e tij pothuajse maratonë drejtuar kombit.

Në një moment, ai e quajti Ukrainën një “koloni amerikane” të drejtuar nga një “regjim kukull”.

“Korrupsioni e ka shkatërruar Ukrainën dhe një krizë ekonomike jashtëzakonisht e rrezikshme është duke u zhvilluar atje”, shtoi ai. Ukraina kurrë nuk e kishte shtetësinë e saj të vërtetë, ajo thjesht kopjoi modelin. Që në hapat e parë, autoritetet ukrainase filluan të mohojnë gjithçka që u bë baza e shtetësisë së saj. Duke mohuar gjithçka që na bashkon, ata po përpiqeshin të ndryshonin ndërgjegjen e qytetarëve, kujtesën historike të miliona njerëzve, brezave të tërë që jetonin në Ukrainë”, tha lideri rus.

Putin përcaktoi se ka gjithnjë e më shumë neo-nazistë në Ukrainë dhe se regjimi në pushtet atje “u infektua me virusin e korrupsionit dhe nacionalizmit”.

Në një deklaratë të ngjashme me tezën e dikurshme amerikane, e cila rezultoi e rreme dhe shërbeu si justifikim për pushtimin e Irakut, Putin akuzoi Ukrainën për posedim të “armëve të shkatërrimit në masë”.

Është publikuar edhe një video e një kolone mjetesh luftarake që lëvizin drejt Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re