Debati për inceneratorët në Komisionin Hetimor ka vijuar deri në mesnatën e djeshme.
Gjatë dëshmisë ishte një moment kur zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka replikuar duke qeshur me kryetaren e komisionit Jorida Tabakun.
Tabaku deklaroi se për një status Facebook-u, Ahmetaj ka kthyer përgjigje.
Ahmetaj: Shteti, qeveria, ministri flasin me shkresa. Të lexoj unë Facebookun e zonjës Tabaku, oj nëna ime. Nuk e ke idenë, ajo nuk e ka me të vërtetë por politikisht e di unë.
Tabaku: Për një status Facebooku më keni kthyer përgjigje…
Ahmetaj: Për Zotin, unë ju them… zonja Tabaku ju them me përgjegjësi zyrtare se nuk ju kam shkruar në Facebook.
Tabaku: Unë kam bërë një status për ju, Arben Ahmetaj ka replikuar ka bërë një status për 1001 të zezat që kam thënë.
Ahmetaj: Në parlament.
Tabaku: Sot ti po mohon kontrata koncensionare, jo më katoq ë ke bërë këtu. Ti ke firmosur për kontratën
Ahmetaj: Unë çmontova 19 të pavërteta këtu ti më thua.
Tabaku: Asgjë s’ke çmontuar, në mendjen tënde, në realitetin tjetër si Edi Rama po.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
