Skip to content

“Po bëhesh me tiroide, qetësohu!”/ Veliaj: Ke konflikt interesi, familjarët e tu po bëjnë pallat te fusha e aviacionit. Tabaku: Nuk jam unë përfituese, nuk më blen dot mua… (Debati i fortë)

Vijon me debate dhe përplasje të forta mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kryetares Jorida Tabaku në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Veliaj tha se deputetja e PD-së është në konflikt interesi pasi sipas tij familjarët e Tabakut kanë përfituar leje ndërtimi të një pallati në zonën e fushës së aviacionit. Kurse Tabaku i përgjigjet duke i thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

Debati Veliaj – Tabaku:
Veliaj: Lulzim Basha e kishte 37 euro tonin e plehrave, ne e kemi 30% me pak. Ne nuk hedhim plehrat nëpër lumenj, ne e kemi pastruar Tiranën. Ke konflikt interesi, nuk me le te flas, familjaret e tu po bëjnë pallate te fusha e aviacionit.

Tabaku: Nuk më ke dhënë asnjë leje ndërtimi, nuk jam përfituese mua nuk më blen dot…Unë e kam për nder që vij nga një familje e nderuar. Nuk është turp që prindërit e mij vijnë nga një familje e nderuar, turp është kjo që bën ti Veliaj.

Veliaj: Qetësohu moj, se do të bëhesh me tiroide…

Tabaku: Është shumë e rëndë kjo që ofendon zonjat, është ofendim i rëndë. Mos e tepro…

Veliaj: Po jo moj se ti po sëmuresh vetë. Nuk është dikush që është sëmurë, ti po bën vetë.

Tabaku: Se kemi dhe përfaqësues të ndërkombëtarëve këtu…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb