Izraeli ka financuar dhe armatosur fshehurazi të paktën një duzinë prej grupeve rebele në Sirinë jugore, në mënyrë që të përballen me milicitë e mbështetura nga Irani dhe luftëtarët e ISIS-it.

Lajmin e bën të ditur Foreign Policy. Ajo shkruan se në një intervistim që iu është bërë 20 anëtarëve të këtyre grupeve, ata kanë thanë se e kanë mbështetur Izraelin në vitet e fundit, duke marrë prej tij para, armatime, si dhe mjete transporti nëpër kalimet kufitare midis lartësive të Golanit dhe Sirisë.

Kur presidenti Bashar al-Assad ripushtoi Siri jugore në korrik, këtu grupet rebele prisnin që Izraeli të intervenonte.

“Ky është një mësim që ne nuk do të harrojmë për Izraelin. Ai nuk kujdeset për njerëzit. Sepse as unë nuk u kujdesa për njerëzimin në misionin që morra. Izraeli shtë i shqetësuar vetëm për interesat e veta”, tha një luftëtar.

Raporte të ngjashme mbi mbështetjen izraelite për rebelët sirianë u shpallën dhe në vitin 2017.

Izraeli ka pohuar se nuk kërkon të ndërhyjë në luftën civile në Sirinë fqinje, por kohët e fundit një zyrtar i izraelit tha se ushtria e tyre ka kryer rreth 200 sulme ajrore në vend për 18 muajt e fundit, duke goditur kryesisht objektivat iraniane./tesheshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re