Skip to content

Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedurat që u miratuan brenda një dite? Ja si përgjigjet Agaçi

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi në dëshminë  e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ka mohuar se ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për 17 procedura të kaluara brenda një dite në gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft kontrata për inceneratorin e Elbasanit.

Diskutimi:

Agaci: Është aluduar në media me lloj-lloj shpifje të këtyre 17 vendimeve të dhëna nga KM brenda ditës dhe e pavërtetë ka shumë rëndësi që të gjithë ta dëgjojnë që KM në mbledhjen e asaj date ka miratuar 17 vendime për inceneratorin Elbasan apo për këdo impiant tjetër mbjetje. Natyrisht rendi i ditës e kam një kopje të rendit të asaj dite mund tua vë në dispiozicion me procesverbalin.

Tabaku: Pyetja ishte që deputeti Boçi ka bërë prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë se mbledhja e KM, a keni pasur presion për ta kaluar këtë se 17 procedura janë kryer një ditë para mbledhejs së KM, ku ka shkuar një draft kontratë në gjithë institucionet është dhënë mendim është reflektuar ndryshimi është kryer një procedurë që shqetësimi është për këto akte të kryera brenda ditës keni pasur ndonjë nxitim për ta sjellë mbledhjen e KM në ditën e nesërme?

Agaçi: Në administratën publike dhe tani që flasim zhvillohen me qindra procedura. Doja t’u kujtoja kompetencat ligjore të zyrës që unë përfaqësoj, nuk përgjigjem dot për asgjë tjetër që është jashtë funksioneve të mia.

Dua të saktësoj, KM nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë, se në kontratë nëse do parashikohej që hyn në fuqi pas vendimit të KM, pyetja juaj do ishte e saktë. Kontrata hyrë në fuqi pas miratimit të palëve.

Tabaku: Po marr njërën prej procedurave duhettyë rrinte 7 ditë për tu konsultuar mes palëve por mbyllet brenda ditës, kemi konstatuar raste të tjera të kalimit të VKM me draft kontrata që kanë kaluar në KM për procedura të tjera të ngjashem që kanë zgjatur nga 9 ditë me muaj në këtë rast mbyllen brenda një dite, keni pasur presion nga Rama për ta kaluar këtë?

Agaçi: E konsideroj të konsumuar këtë pyetje e u përgjigja, mos abjuzoni me kohën të insistoni një pyetje që ka marë përgjigje. Ai vendim është marë në një mbledhje të zakonshme të KM.