Skip to content

Spuinazhi hebre, “këmbëkryq” në vendin arab

Zëvendësministri i Jashtëm i Bahreinit, Abdullah al-Khalifa tha se shërbimi i inteligjencës izraelite Mossad është zyrtarisht dhe hapur i pranishëm në Bahrein.

Al-Khalifa shtoi, në një seancë të ndjekur nga ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz në periferi të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se “ekziston bashkëpunim i inteligjencës midis Bahreinit dhe Izraelit” dhe se “Mossad është i pranishëm në Bahrein dhe i pranishëm në rajon”.

“Nëse ky bashkëpunim i sigurisë midis Bahreinit dhe Izraelit do të thotë të ofrojë më shumë siguri dhe stabilitet, atëherë kwshtu qoftë. Nëse do të thotë të ruash jetën e civilëve të pafajshëm, kështu qoftw”, vazhdoi ai.

Një zyrtar Bahrein tha se mediat zyrtare në vendin e tij kishin raportuar vazhdimisht për pritjen e zyrtarëve të Mossad-it në Bahrein.

Ai beson se bashkëpunimi për sigurinë dhe inteligjencën është “pjesë e partneritetit ekzistues me Izraelin” dhe theksoi se kjo do të vazhdojë.