Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e kësaj të mërkure vendosi të ulë ditët e karantinimit për pacientët covid pozitiv, si dhe afatin kohor të dozës booster nga 6 në 5 muaj.

 

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, i argumenton këto vendime me faktin se situata e pandemisë tashmë është e qëndrueshme.

 

MIRA RAKACOLLIKRYETARE E KOMITETIT TEKNIK TE EKSPERTEVE

Vetëkarantinimi në shtëpi të vazhdojë të jetë 5 ditë, jo 10 sic ishte deri më tani. Ky ishte vendimi i ekspertëve të ISHP. Sot, sic dihet rekomandimi për dozën booster është 6muaj, por do të zbresë në 5 muaj. Përderisa virusi qarkullon, gjithmonë ekziston mundësia që ky virus të ndryshojë dhe ndryshimi mbase mund të jetë dhe për keq.

 

Ndërsa ora policore nuk do të ndryshojë, derisa mbulesa e vaksinimit të arrijë në 80 % të popullatës.

 

Nuk është asnjëherë një tregues i vetëm, por janë një ndërthurje e tyre, por kësaj situate epidemiologjike i përgjigjeshin. Duhej që mbulesa vaksinale të ishtë 80% që ora policore të hiqej, ndërkohë ne jemi afër 60% me 1 dozë te popullata target. Nuk jemi aty ku duhet, afër standarteve të BE.

 

Sipas Rakacollit, shqetësues është fakti që të shtruarit në Spitalin Infektiv i përkasin moshës aktive.

 

Vazhdojnë që jetët e humbura dhe shtrimet nëspitale të jenë të personave të pavaksinuar, sikurse vihet re që 1/3 e zë shtruarve janë të moshës aktive 35- 50 vjec.

 

Lehtësimin apo heqjen e masave kufizuese po e aplikojnë shumë vende fqinje. Nga 1 marsi, Italia lejon lëvizjen vetëm me certifikatë vaksinimi. Po ashtu edhe Kosova ka vendosur të zbusë ndjeshëm masat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko