Skip to content

Sulmi rus ndaj Ukrainës, si e arsyetoi Putini

Sulmi që sapo ka nisur mbi Ukrainë, nga Presidenti rus Vladimir Putin është klasifikuar si një “operacion special ushtarak” në Donbas.

Në një fjalim të transmetuar në mediat ruse, Putin njoftoi se Rusia nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.

“Mora vendimin për të kryer një operacion special ushtarak. Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që janë nënshtruar ngacmimeve dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet. Dhe kështu ne do të përpiqemi të çmilitarizojmë dhe denazizojmë Ukrainën. Dhe ne gjithashtu do të nxjerrim para drejtësisë ata që kanë kryer krime të shumta të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse”, tha Putin në fillim të fjalimit të tij.

Por a po ndodh kështu në terren?

Sipas mediave botërore, po dëgjohen shpërthime në Kiev, Kharkiv, Mariupol, Dnipro, Odessa, Slov’yans’k dhe Kramatorsk.