Skip to content

Pamjet e para tronditëse nga Ukraina

Të paktën tetë persona u vranë dhe nëntë u plagosën në granatimet ruse, tha të enjten një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, raportoi Reuters.

Rusia nisi një ofensivë të madhe ajrore dhe tokësore në Ukrainë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Shërbimi Kufitar i Ukrainës pretendon se ushtria ruse ka hyrë në rajonet e Chernihiv, Kharkiv dhe Luhansk.

Media të ndryshme kanë publikua një video tronditëse nga Kharkovi pas granatimeve ruse.

Siç shihet objektivi ka qenë një pallat dhe sipas fotove nga sulmi ka pasur dhe viktima civile.