Skip to content

Ushtria e Ukrainës: Kemi rrëzuar 5 avionë rusë dhe një helikopter

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter.

“Rrini të qetë dhe besoni në mbrojtësit e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e forcave të Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar se avioni i saj është rrëzuar.

Goditjet e para erdhën pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, duke i dhënë fund definitivisht çdo spekulimi se çfarë kishte ndërmend të bënte presidenti rus Vladimir Putin, shkruan BBC.