Policia ukrainase ka raportuar për 7 persona të vdekur pas bombardimeve ruse.
Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.
Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.
Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.
Sulmi i Rusisë duket se vjen nga çdo drejtim
Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në vend nëpërmjet hyrjeve të ndryshme duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug.
Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk. Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake.
Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim.
