Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, për sigurimin e ushqimeve sic janë mielli e qumështi, që vijnë në vendin tonë nga Serbia, mbështetëse e Rusisë.
“Sulmet e Rusisë në Ukrainë janë një cënim i paqes jo vetëm në Evropë por edhe në Botë është një kërcënim jo vetëm për jetën, paqen por shumë shpejt jam e bindur që do të prekin edhe ekonominë Shqiptare dhe sigurinë.
Politika shqiptare duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë se jemi kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë, por do të ishte domethënë se që komisioni i Politikës së Jashtme të kishte një pozicion të qartë të qëndrimit të Shqipërisë.
Qëndrimi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe për të qenë pjesë e BE duhet të jemi dinjitoz në qëndrimin tonë. Ministria e Bujqësisë dhe komisioni i emergjencave duhet të jenë në gatishmëri pasi duke pas parasysh se një pjesë të madhe të ushqimeve i marrim nga Serbia dhe duke pasur parasysh suportin e tyre.
Në momente të caktuara ngelim në sekonda të fundit siç ndodhi në rastin e Kosovës ku nuk kishim as jorganë dhe dyshekë për vëllezërit”, ka thënë Kryemadhi.
